Napoli heq dorë nga Ylber Ramadani, e zyrtarizon një mesfushor nga Premier League

Skuadra e Napolit është bërë me lojtar të ri. Sot klubi italian ka zyrtarizuar mesfushorin, Philip Billing.
Billing largohet nga Bournemouth dhe tashmë është në ekipin e Antonio Contes, shkruan Indeksonline
Ky transferim i 28-vjeçarit në “Diego Armando Maradona” na lë të kuptojmë që Napoli ka hequr dorë nga mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani.
Ramadani ishte në radarin e Napolit dhe kjo e fundit kishte nisur bisedimet, por tashmë duket se janë prishur ato.
Kujtojmë që Billing te Napoli është huazuar deri në fund të këtij sezoni dhe ka të drejt blerje të kartonit të plotë./Indeksonline/
🚨🔵 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Napoli complete the signing of Philip Billing (28) from Bournemouth! 🇩🇰
— EuroFoot (@eurofootcom) January 11, 2025
6ft6' midfielder will now play under Antonio Conte. pic.twitter.com/uhrtUZCFDv