Napoli gjen zëvëndësuesin e Kvaratskhelias

Tifozët e Napolit morën lajmin që ndoshta nuk do të donin ta dëgjonin.
Ylli i skuadrës së tyre, Khvicha Kvaratskhelia ka kërkuar largimin e tij dhe duket se do të bëhet lojtari tjetër i Napolit pas Lavezzit dhe Cavanit që i bashkohet PSG-së.
Mirëpo Napoli, ka hedhur sytë kah Anglia, më saktësisht te Manchester United ku po interesohen për anësorin argjentinas, Alejandro Garnacho.
20-vjeçari nuk konsiderohet më si i paprekshëm dhe United janë të gatshëm të merren nëse një ofertë arrin me çmimin e duhur.
Siç raporton “Sport Italia”, një ofertë me vlerë 50 milionë euro mund të jetë e mjaftueshme pasi Conte identifikoi objektivin e tij të preferuar dhe Unitedi vendosi një çmim të kërkuar./IndeksOnline/