Familja Rugova mbështetë kandidaturën e Besim Mulajt të LDK-së

Kandidati për dëputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj, ka njoftuar se pas tubimit të mbajtur të kësaj partie në Prishtinë, ka vizituar familjen e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Mulaj, përmes një postimi në facebook u shprehë se u mirëpritë me shumë dashamirësi nga Uke Rugova dhe anëtarët e familjes Rugova.
Ndërsa theksoi se gjatë bisedës me antarët e Rugovës ndamë vlera, kujtime dhe angazhime për të ardhmen dhe i falënderoj për mbështetjen që më dhanë në rrugëtimin politik e profesional.
Postimi i plotë:
Familja Rugova mbështet Dr. Sci. Besim Mulaj
Pas tubimit madhështor të mbajtur në Prishtinë, pata kënaqësinë dhe privilegjin të vizitoj familjen e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ishte një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme dhe ndikimin e filozofisë rugoviane në ndërtimin e një Kosove të pavarur dhe paqësore.
Gjatë kësaj vizite, u mirëprita me shumë dashamirësi nga Uke Rugova dhe anëtarët e familjes Rugova. Në bisedën tonë, ndamë vlera, kujtime dhe angazhime për të ardhmen. I falënderoj përzemërsisht për mikpritjen dhe për mbështetjen që më dhanë në rrugëtimin tim politik e profesional.
Filozofia rugoviane nuk është thjesht një kujtesë historike, por një udhërrëfyes për të ndërtuar të ardhmen me besim, vizion dhe vendosmëri. Unë jam plotësisht i përkushtuar ta vazhdoj këtë filozofi, duke e parë atë si themel të një politike që vë në qendër qytetarin, unitetin dhe paqen.
Pa besim s’ka ndryshim. Faleminderit familjes Rugova për mbështetjen dhe për besimin që më japin për të vijuar këtë rrugëtim të përbashkët. Bashkë mund të ndërtojmë të ardhmen që të gjithë e meritojmë.