75 Mall Live Search
18:40 / E Diele, 12 Janar 2025 / FR

Izmaku e entuziazmuar nga tubimi i sotëm në Prishtinë: Bashkë, do i sjellim vendit ndryshimin

Kandidatja për deputete në koalicionin Nisma-AAK-Intelektualët-Konservatorët, Xhevahire Izmaku, ka falenderuar të gjithë pjesëmarrjen dhe përkrahjen në tubimin e sotëm në Prishtinë.

Izmaku, përmes një postimi në facebook u shprehë se prania juaj tregon vendosmëri dhe besim në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Ndërsa theksoi se bashkë, vetëm me vepra do të sjellim ndryshimin që i duhet shoqërisë dhe vendit tonë.

“Të dashur anëtarë dhe përkrahës të koalicionit tonë të madh,

Faleminderit nga zemra për pjesëmarrjen dhe përkrahjen tuaj në tubimin tonë!

Prania juaj tregon vendosmëri dhe besim në rrugëtimin tonë të përbashkët. Bashkë, vetëm me vepra do të sjellim ndryshimin që i duhet shoqërisë dhe vendit tonë!”, ka shkruar Izmaku./Indeksonline/