Fadil Aliu: Askush si Llapi, asnjë si llapjanët

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu ka mbajtur disa takime në Podujevë, ku i ka quajtur plotë shpresë e ringritje të LDK-së.
”Askush si Llapi, asnjë si llapjanët!”, ka shkruar ai.
Tutje Aliu ka thënë se në këto tubime dëgjojnë e prezantojnë projekte dhe se me përkushtimin dhe shpresën e qytetarëve llapjan do të triumfojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
”Sepse, ne nuk ngrejmë tonin e zërit, ne nuk ndajmë askë e asnjë në ne dhe ata, ne dëgjojmë e prezantojmë projektet që kumbojnë më fuqishëm se zëri i tyre.
Gjithë këtë përkushtim e shpresë të llapjanëve do ta përkthejmë në fitoren e 9 shkurtit, e në projekte konkrete që do të përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë!”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë: