75 Mall Live Search
09:19 / E Martë, 14 Janar 2025 / Z S

Dita e katërt e fushatës: Kjo është agjenda e Abdixhikut

Në vendin tonë sot zhvillohet dita e katërt e fushatës.

E kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së sotme pritet të zhvillojë disa takime.

Në ora 12:00, Abdixhiku bashkë me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama bëjnë prezentimin e projekteve për Prishtinën me vlerë 1.5 miliard euro si dhe nënshkruajnë marrëveshje zotimi për këto projekte në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë.

Pas kësaj ngjarjeje në orën 16:30 LDK-ja mban tubim elektoral në Novobërdë (Vendi: Shkolla e mesme ekonomike në Llabjan).

Në ora 18:00 tubim elektoral në Prishtinë dega V, (Vendi: shkolla fillore “Shkëndija” (Hajvali)

Në ora 19:30 takim me qytetarë në Milloshevë të Obiliqit(Vendi: shkolla fillore “Hasan Prishtina” (Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, në Milloshevë)./Indeksonline/