Aksidenti ku vdiq polici – dënohen babë e bir

Gjatë vitit 2022, kadeti i policisë, Flordian Shabaj, kishte mbetur i vdekur gjatë një aksidenti në komunikacion.
Por babai i tij Enver Shabaj, në një intervistë për Indeksonlinen kishte hedhur dyshime se djalin e tij mund ta kenë vrarë.
Në seancën e parë që ishte mbajtur në Gjykatën Themelorë në Pejë, Enveri tregon se ata që shkaktuan aksidentin e pranuan fajësinë.
Mirëpo në seancën e rigjykimit për këtë rast ata nuk e pranuan fajsinë e kjo bëri që Everi të mos u fal gjakin atyre.
Më 10 janar 2025 në Gjykatën Themelore në Pejë-Departamenti për Krime të Rënda u mbjat seanca përfundimtare e rigjykimit.
Në fjalën përfundimtare ndër të tjera prokurori i shtetit Ersan Qavolli u shpreh:
‘’Po ashtu si rrethanë rënduese te merret edhe e kaluara kriminale e të akuzuarve në raport me keso lloj veprimesh,përkatësisht nga data bazë e policisë,ku i akuzuari Neziri rezulton të jetë i përfshirë në 11 raste penale, 4 prej të cilave si i dyshuar, ndërsa është i përfshirë edhe në 53 vepra të tjera kundërvajte’’
Ai po ashtu thotë edhe i akuzuari Arton, nga të dhënat e data bazë të policisë së Kosovës, rezulton se ka qenë i përfshirë në 4 vepra penale, prej të cilave 3 si i dyshuar dhe 12 raste për kundërvajtje
Të akuzuar në këtë rast ishin Arton dhe Neziri Duraku.
Rasti ishte rikthyer përsëri në gjykim.
Sot është dhënë verdikti për dy të akuzuarit që shkaktuan vdekjen e kadetit të Policisë së Kosovës, Flordian Shabajt në një aksident trafiku më 2022.
Arton Duraku, u dënua me 6 vjet e 10 muaj burgim, ndërkaq, Neziri, me dhjetë muaj./Indeksonline/