Arrestohen dy të dyshuar për dhunim, njëri në Prishtinë, tjetri në Vushtrri

Dy persona të dyshuar janë arrestuar për dhunim. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar në Prishtinë, ndërsa tjetri në Vushtrri.
Në raportin e policisë, thuhet se rasti në Prishtinë ishte raportuar më 7 janar të këtij viti. I dyshuari pas intervstimit është dërguar në mbajtje.
“Dhunim – Prishtinë 07.01.2025, NN. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërsa, në Vushtrri rasti ishte raportuar të hënën e 13 janarit. I dyshuari pas intervistimit është liruar.
“Vushtrri 13.01.2025, 17:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet e ka kryer veprën e lartcekur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.