Bejta: Në Gollak, aty ku frymëzohemi për ndryshimin që do të vuloset në datën 9 shkurt

Fiknete Bejta, kandidate e LDK-së për deputete, ka publikuar pamje nga tubimi në Gollak, aty ku ka thënë se frymëzohen për ndryshimin që do të vuloset në datën 9 shkurt
”Në Gollak, aty ku frymëzohemi për ndryshimin që do të vuloset në datën 9 shkurt!Një lëvizje që i hodhi themelet e Republikës, një parti që e konsolidoi shtetin dhe sot një forcë politike progresive që do ta ndërprejë kursin e gabuar të kësaj qeverie në dëm të qytetarëve. Kjo është LDK-ja”, ka shkruar Bejta.
Më 9 shkurt voto 124 dhe #BëhuNdryshimi, ka shtuar më tutje Bejta./Indeksonline/