75 Mall Live Search
09:16 / E Premte, 17 Janar 2025 / G T

Manchester City siguron Haalandin deri në vitin 2034, sulmuesi norvegjez po nënshkruan kontratë të re

Sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland po nënshkruan kontratë të re me Manchester Cityn.

David Ornstein raporton se tashmë marrëveshja mes skuadrës nga Premier League dhe sulmuesit është arritur dhe do jetë deri në vitin 2034, kontratë nëntëvjeçare, shkruan Indeksonline

24-vjeçari kishte kontratë me Cityn deri në vitin 2027, por tani ka nënshkruar një të re që e mban atë në “Etihad” edhe për nëntë vjet tjera.

Haaland me Manchester Cityn ka zhvilluar 126 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 111 gola dhe ka bërë 15 asiste./Indeksonline/