75 Mall Live Search
12:55 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / L A

Ancelotti për Endrick: Ai është shumë profesionist

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në një konferencë për shtyp.

Ancelotti, foli edhe për yllin e ri të Real Madridit, Endrick i cili tha se është shumë profesionist.

Mendimi im për Endrick nuk ka ndryshuar kurrë. Është i ri dhe ka ardhur nga Brazili dhe duhet të përshtatet. Ai po përparon siç e prisnim”. “Ai është shumë profesionist, shumë serioz. Ai po përfiton nga minutat që po i jap”, u shpreh Ancelotti.

Real Madridi, do të përballet ndaj skuadrës së Las Palmasit në La Liga, me ndeshjen që zhvillohet nesër në “Santiago Bernabeu”, në orën 16:15./IndeksOnline/