75 Mall Live Search
19:25 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / MSH

Shkëmb Manaj nga Gurrakoci: Ia kemi borxh fitoren Triumf Feratit

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, iu bashkua sot partisë për një tubim madhor në Gurrakoc të Istogut.

Duke kujtuar figurat historike të LDK-së, si Ibrahim Rugova, Haki Rugova e Fadil Ferati, Manaj mori një moment për të kujtuar Triumf Feratin, vëllain e ndjerë të kryetarit, Ilirit, që ndërroi jetë vitin e kaluar.

Ai tha se pikërisht Triumfit, LDK-ja ia ka borgj fitoren e madhe në këto zgjedhje.

 “Kur besimi dhe mbështetja vjen nga vendi yt ato janë motivi më i madh për të punuar me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve. Së bashku do të realizojmë edhe më shumë punë të mira dhe do të jemi zëri i fuqishëm i kërkesave të qytetarëve në Kuvendin e Republikës dhe në të gjitha institucionet e vendit”, u shpreh mes të tjerash Manaj.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Shkëmb Manaj bart numrin 29 në listën e LDK-së.

Ky është postimi i plotë i tij:

Gurrakoci, simboli i fitoreve të vazhdueshme, vulosi sonte triumfin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog dhe mbarë Kosovën.

Gurrakoci e Istogu i Fadil Feratit, i Shaban Manaj, i Haki Rugoves e i Ibrahim Rugoves, mbetet në vizionin rugovist dhe mbështet kryeministrin rugovist të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhikun. Sot më këtë tubim, me zemer të thyer, kujtova njeriun tonë, shpirtin e ekipit tonë të fitorëve të mëdha, trimin e madh të Istogut dhe të LDK-së, Triumf Feratin, të cilit ia kemi borgj fitorën tonë të madhe në këto zgjedhje dhe në zgjedhje lokale në fund të këtij viti.

Kur besimi dhe mbështetja vjen nga vendi yt ato janë motivi më i madh për të punuar me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve.

Së bashku do të realizojmë edhe më shumë punë të mira dhe do të jemi zëri i fuqishëm i kërkesave të qytetarëve në Kuvendin e Republikës dhe në të gjitha institucionet e vendit.

Unë besoj në ju, ashtu siç ju besoni në LDK, në shtet, në Republikën tonë!

LDK mbetet bastion i qëndrueshëm në Gurrakoc, Istog dhe e në të gjithë Kosovën!

Voto LDK 124

Voto Lumir Abdixhiku 1

Voto Shkëmb Manaj 29