75 Mall Live Search
17:34 / E Hënë, 20 Janar 2025 / Gj. Sh

Nis ceremonia e betimit të Donald Trump si President i SHBA-së

Pas pak minutash në Kapitol të Uashingtonit, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e betimit të Donald Trump si President i SHBA. Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania, mbërritën fillimisht në Shtëpinë e Bardhë ku u pritën nga çifti Joe dhe Jill Biden.

Ata konsumuan një çaj në dhomën ovale. Më pas çifti Biden u largua përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërsa eskorta Presidenciale e Donald Trump iu drejtua ndërtesës së Kongresit ku do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të tij.