Nis më 25 janar “Festivali poetik i Prishtinës”, kjo është agjenda

Nga 25-29 janar në Prishtinë do të mbahet edicioni tretë i “Festivalit poetik të Prishtinës”.
Ky është një organizim nga ObserverKult-i i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Dita e parë do t’i kushtohet në tërësi Letërsisë shqipe në Maqedoninë e Veriut. “Festivali poetik i Prishtinës” do të hapet me një homazh artistik në nderim të poetes Lindita Ahmeti, për të vazhduar me pjesën e dytë ku do të shpaloset mendimi kritik e studimor për Letërsinë shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe tutje në pjesën e tretë me Orën e madhe poetike.

Në ditën e dytë janë të ftuara poetet: Ledia Dushi, Manjola Brahaj dhe Arjola Zadrima për lexime poetike e diskutime.

Në ditën e tretë do të bëhet provimi i librit të Bislim Ahmetajt “Kangët e babës”. Këngë nga repertoari i Nexhmije Pagarushës si edhe do të ketë takime poetike dhe diskutim me autorët.

Në ditën e katërt do të bëhet promovimi i librit të Afrim Demirit “Zoti vdes i pari” si dhe do të ketë takime poetike dhe diskutim me autorët.

Ndërsa në ditën e pestë është nata e të rijnve ku do ketë maratonë leximesh nga poetët e rinj./Indeksonline/
