75 Mall Live Search
07:57 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / G T

Hansi Flick: S’kam përjetuar kurrë diçka të tillë!

Skuadra e Barcelonës mbrëmë shënoi një fitore të madhe ndaj Benficas në UEFA Champions League me rezultatin 4:5.

Ekipi katalunas gjatë gjithë kohës ishte duke humbur dhe më pas bëri një kthesë të befasishme, shkruan Indeksonline

Trajneri gjerman, Hansi Flick, pas ndeshjes tha se kurrë nuk kishte përjetuar diçka të tillë gjatë karrierës së tij.

“Unë kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë në karrierën time. Kjo fitore ka të bëjë me mentalitetin”, tha Hansi Flick

Kujtojmë se golin në sekondat e fundit e shënoi sulmuesi brazilian, Raphinha që po kalon në një formë fantastike./Indeksonline/