Humbja ndaj Bolognas e papranueshme, Dortmundi shkarkon Nuri Sahinin

Skuadra e Borussia Dortmund ka shkarkuar nga pozita e trajnerit, Nuri Sahinin.
Ky vendim vjen pas humbjes mbrëmë në UEFA Champions League ndaj Bolognas, shkruan Indeksonline
“Sky Sport” dhe “Bild” raportojnë se Sahin është shkarkuar dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga skuadra gjermane.
Nuri vitin e ri 2025 e nisi shumë dobët, ku në katër ndeshje ka pësuar humbje. U mposht ndaj Leverkusenit, ndaj Holstein Kiel, ndaj Frankfurtit dhe Bolognas.
36-vjeçari kishte kontratë me Dortmundin deri në vitin 2027. Ai u emërua trajner i klubit nga Bundesliga në qershor të vitit 2024./Indeksonline/
🚨⚫️🟡 Borussia Dortmund have parted ways with Nuri #Sahin!
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) January 22, 2025
The team and coaching staff were informed at the hotel in Bologna during the night. Also via @TorstenRumpf. #BVB@berger_pj @Sky_Jesco @SkySportDE 🇹🇷 pic.twitter.com/XjjTicQvlh