75 Mall Live Search
09:06 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / G T

Rocco Vata është i “çmendur”, mbrëmë shënoi një eurogol në Championship

Skuadra e Watfordit mbrëmë pësoi humbje 1:2 ndaj Prestonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Championship të Anglisë.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi futbollisti shqiptar, Rocco Vata, shkruan Indeksonline

Vata shënoi një eurogol nga distanca në minutat e fundit të ndeshjes, duke treguar formë fantastike me fanellën e klubit anglez.

19-vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka bërë tri asiste në 18 ndeshje (jo të gjitha si startues) me Watfordin në Championship.

Kujtojmë që Vata momentalisht e përfaqëson Kombëtaren e Irlandës, por ende ka mundësi të bëjë zgjedhjen përfundimtare./Indeksonline/