75 Mall Live Search
14:24 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / MSH

Kastrati në Krajkovë dhe Damanek: Me Bedri Hamzën e PDK-në, jetë më e dinjitetshme për qytetarin!

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, qëndroi sot në Krajkovë dhe Damanek.

Me bashkëpartiakët e tij, Kastrati prezantoi përpara qytetarëve programin qeverisës të PDK-së, në krye me Bedri Hamzën.

Me qytetarët biseduan rreth telasheve me të cilat po ballafaqohen ata dhe shteti, duke thënë që së bashku u dakorduan “për rrëzimin e pushtetit që Kosovës i solli sanksione dhe katandisi qytetarët në mjerim”.

Sipas Kastratit, jeta më e dinjitetshme për qytetarin është ajo me Bedri Hamzën dhe PDK-në.

Ky është postimi i tij:

Në Krajkovë e Damanek të gjithë njëzëri për rrëzimin e pushtetit i cili Kosovës i solli sanksione dhe i katandisi qytetarët në mjerim!

Me Bedri Hamzën e PDK-në, jetë më e dinjitetshme për qytetarin!

PDK