Donald e Melania Trump festojnë 20 vjetorin e martesës, publikojnë foton e rrallë

Ka qenë një javë e madhe për Presidentin Donald Trump , pasi ai u betua si lider i SHBA për herë të dytë – të hënën pasdite.
E mërkura shënoi ditën e tij të tretë të kthimit në Shtëpinë e Bardhë, si dhe 20-vjetorin e martesës me gruan e tij, Zonjën e Parë Melania Trump, transmeton Indeksonline.
Në llogarinë zyrtare të Trump u publikua një foto e rrallë nga martesa e tyre.
Ndryshe, çifti u martuan më 22 janar 2005, në Kishën e Bethesda-By-the-Sea në Florida./Indeksonline/