75 Mall Live Search
22:19 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / Gj. Sh

Shënohen tre gola për pesë minuta në ndeshjen PSG – Manchester City

Tre gola brenda pesë minutave janë shënuar në ndeshjen mes PSG-së dhe Manchester Cityt.

Kampioni i Anglisë ka krijuar epërsi të dyfishtë, në ”Parc de Prince”, shkruan IndeksOnline.

Jack Grealish shënoi golin e parë në minutën e 50-të, ndërsa Erling Haaland dyfishoi rezultatin pas tre minutave.

PSG u kundërpërgjigj shpejt, duke shënuar me Ousmane Dembele në minutën e 55-të./IndeksOnline/