75 Mall Live Search
17:00 / E Enjte, 23 Janar 2025 / Gj. Sh

Dukagjini me një ”armë” shtesë për sezonin pranveror, Met Millaku rikthehet nga lëndimi

Skuadra e Dukagjinit do të ketë një armë shtesë për sezonin pranveror.

Mesfushori, Met Millaku është rikthyer nga lëndimi, i cili e la jashtë fushave të blerta për tre muaj, shkruan IndeksOnline.

Meti është pjesë e ekipit në fazën përgatitore në Turqi, derisa sot u aktivizua në miqësoren ndaj ukrainasve të FK Chornomorets Odesa.

27-vjeçari është rikthyer në një moment të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi./IndeksOnline/