Abazi: Mbështetja që morëm në Batllavë na bindi edhe njëher, se fitorja e LDK-së nuk ka qenë kurrë më afër

Kandidati i LDK-së për deputet Mustaf Abazi ka zhvilluar një takim me qytetarë në Batlllavë.
Ai ka theksuar se mbështetja nga Batllava e ka bindur se fitorja e LDK-së nuk ka qenë kurrë më afër.
”Zëri i fitores u dëgjua sërish. Mbështetja që morëm në Batllavë na bindi edhe njëher, se fitorja e LDK-së nuk ka qenë kurrë më afër. Çdo ditë po e shohim këtë, po e thonë vet qytetarët, po flasin tubimet tona madhështore”, ka shkruar Abazi.
Mos u ndalni, bëhuni ndryshimi, bashkohuni me ne me rrugën e re, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/