75 Mall Live Search
23:02 / E Enjte, 23 Janar 2025 / Gj. Sh

Bruno Fernandes ”hero”, Manchester United fiton në fund ndaj Rangersit

Manchester United ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Europa League.

‘Djajtë e kuq” mposhtën para tifozëve vendas skuadrën e Rangersit, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, ndërsa tre gola u shënuan në pjesën e dytë.

Manchester United kaloi në epërsi në minutën e 52-të, fal një autogoli nga Jack Butland.

Cyriel Dessers barazoi shifrat në minutën e 88-të, ndërsa kur të gjithë po prisnin fishkëllimen e fundit, doli në skenë Bruno Fernandes, i cili shënoi golin e fitores për skuadrën angleze, në 90+2.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 15-të pikëve dhe renditet në vendin e katërt, ndërsa Rangers ka 11 pikë dhe renditet në vendin e 13-të në tabelen e Europa League./IndeksOnline/