Vrasje e rëndë në tentativë në Skenderaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të moshës së mitur. Kjo pasi që ai dyshohet se është përleshur fizikisht me dy persona të tjerë po ashtu të mitur.
Theksohet se gjatë përleshjes është përdorë edhe një mjet i mprehtë (thikë). Lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe dy viktimat dhe ata kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/