75 Mall Live Search
11:39 / E Premte, 24 Janar 2025 / Z S

Rrahmani: Vazhdojmë të qëndrojmë të përkushtuar për të mbështetur çdo punëtor të ndershëm

Koalicioni për Familjen ka vazhduar edhe sot fushatën zgjedhore në Prishtinë.

Eman Rrahmani nga ky koalicion ka postuar disa fotografi nga takimi me qytetarë të Prishtinës.

”Sot, me kolegët nga Koalicioni për Familjen, vizituam Tregun e gjelbër, vendin ku bëhet puna më e ndershme për të krijuar e mbajtur ekonomitë familjare.Takuam fermerë dhe tregtarë që, me përkushtim dhe punë të palodhur, sigurojnë furnizimin e vazhdueshëm me produkte ushqimore për familjet tona”, ka shkruar Rrahmani.

Do të vazhdojmë të qëndrojmë të përkushtuar për të mbështetur çdo punëtor të ndershëm, duke siguruar që puna e tyre të jetë më efikase dhe ndikimi në ekonominë e vendit sa më i madh, ka shtuar ai./Indeksonline/