75 Mall Live Search
20:02 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Ministrja Reshitaj e lumtur pas miratimit të këtij projekt-ligji në Kuvend

Kuvendi i Republikës, pas miratimit të Qeverisë kaloi sot në parim projekt-ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje.

Kështu, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Albena Reshitaj ka thënë se që nga 5 shkurti i vitit 2017 Kosova kishte mbetur pa ligj për ndërtimet pa leje. Sipas saj, kjo ka ndodhë pasi ka qenë pritje për miratim në Kuvend, transmeton Indeksonline.

Ajo shprehet e lumtur me “angazhimin tonë shumë shpejt do të kemi të miratuar këtë ligj, shumë të rendësishëm për vendin, i cili do të trajtoi mijëra ndërtime të përfshira në Regjistrin Kombëtar të Ndërtimeve Pa Leje”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.

Postimi i plotë:

Pas miratimit në Qeveri, Kuvendi i Republikës së Kosovës, kaloi në parim projekt-ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje.

Kosova që nga 5 shkurti i vitit 2017 kishte mbetur pa ligj për ndërtimet pa leje, kurse projekt-ligji i ri për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje kishte mbetur në sirtarë, duke pritur për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Jam e lumtur që me angazhimin tonë shumë shpejt do të kemi të miratuar këtë ligj, shumë të rendësishëm për vendin, i cili do të trajtoi mijëra ndërtime të përfshira në Regjistrin Kombëtar të Ndërtimeve Pa Leje.

Falënderojë hartuesit e këtij projekt-ligji dhe komisionin për mjedis për vërejtjet dhe sygjerimet e tyre./Indeksonline/