75 Mall Live Search
17:45 / E Premte, 24 Janar 2025 / FR

Një i lënduar nga vetaksidenti në Dobërçan të Gjilanit

Indeksonline ka raportuar më herët për një vetaksident në fshatin Dobërçan të Gjilanit.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku bëri të ditur se kaiometa ka humbur kontrollin gjatë drejtimit dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Hashani, njoftoi se si pasojë e aksidentit një përson ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në Spital.

“Në orët e pas ditës së sotme është raportu një vet aksident në hyrje të fshatin Dobëraqn. Nga hetimet e para mësohet se drejtuesi i një kamionete dyshohet se e ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të mjetit ku ka dalë jashtë rrugës. Një person raportohet se ka pësuar lëndime dhe është dërgu në spital. Policia e Kosovës njësiti i trafikut rajonal është duke i udhëheqë hetimet për të mësuar se si ka ardhë deri te aksidenti”, ka thënë Hashani për Indeksonline.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./Indeksonline/