75 Mall Live Search
19:38 / E Shtunë, 25 Janar 2025 / G T

Marash Kumbulla shënon ndaj Sevillas në La Liga

Skuadra e Espanyolit është duke fituar minimalisht 0:1 ndaj Sevillas në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në La Liga.

Golin e vetëm në 45 minutat e para e shënoi mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, shkruan Indeksonline

Lojtari “kuqezi” u gjend mrekullisht në zonën e 16-metërshit dhe shfrytëzoi tollovinë e krijuar duke shënuar gol në minutën e 15’të.

Ky ishte goli i dytë në kampionat i shënuar me fanellën e Espanyolit nga mbrojtësi shqiptar./Indeksonline/