75 Mall Live Search
18:56 / E Diele, 26 Janar 2025 / G T

Mbyllet me spektakël/ Prishtina fiton ndaj Pejës në Superligë

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore të madhe në Superligën e Kosovës, pasi mposhti KB Pejën.

Klubi nga kryeqyteti fitoi me shifrat e ngushta 75:74 në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, shkruan Indeksonline

Basketbollisti më i mirë në fushë te Prishtina ishte, Mahalbasic, që shënoi 15 pikë, bëri 11 kërcime dhe katër asistime.

Kurse te Peja më i miri në fushë ishte Dardan Berisha, me 14 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime./Indeksonline/