Elon Musk propozon ndryshimin e emrit të Kanalit Anglez në George Washington

Miliarderi amerikan Elon Musk ka propozuar riemërtimin e Kanalit Anglez mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar në “George Washington Canal” për nder të presidentit të parë amerikan.
“Një emër i ri për ujërat që ndajnë Anglinë dhe Francën”, shkroi Musk në X, duke postuar një foto të një harte gjeografike të ngushticës, në të cilën mund të lexohet emri i Washington.
New name for the water that separates England and France pic.twitter.com/R6Lipj1Dra
— Elon Musk (@elonmusk) January 26, 2025
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump – aleat dhe sponsor i ngushtë i të cilit është Musk – nënshkroi një dekret ditët e fundit duke urdhëruar fillimin e procesit të ‘riemërtimit’ të Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.