75 Mall Live Search
09:08 / E Hënë, 27 Janar 2025 / L K

Zbulohet në Afrikë bosi i drogës më i kërkuar në Evropë

Një nga bosët e drogës më të kërkuar në Evropë është gjetur në Sierra Leone. Ai u dënua në mungesë në Holandë vitin e kaluar me 24 vjet burg për kontrabandën e pothuajse shtatë tonëve kokainë dhe urdhërimin e vrasjes.

Një gjykatë belge e dënoi atë me 10 vjet burg në shtator për trafik droge dhe sulm. Holandezi Jos Leijdekkers u pa në një kishë bashkë me presidentin e Sierra Leones.

Autoritetet supozojnë se 33-vjeçari fitoi dhjetëra milionë euro nga kontrabanda e kokainës, veçanërisht përmes porteve të Roterdamit dhe Antëerpen.

Çështje e komplikuar do të jetë rikthimi në Holandë i bosit të drogës ngase nuk ka një marrëveshje ekstradimi mes dy shteteve./Indeksonline/