Limaj në Gjilan: Anamorava është mashtruar më së shumti për katër vite nga pushteti aktual

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga koalcioni për Kosovën Fituese në Gjilan.
Limaj ka thënë se nëse dikush ka arsye të ngrihet në këmbë për mashtrimet e bëra për katër vite, është Anamorava.
Sipas tij, nuk ka së si të ofendohet një rajon më shumë se kaq.
“Anamorava do të japë një leksion se si duhet të ndëshkohen ata që shpifin dhe mashtrojnë, dhe për të ardhmen se si duhet të qeveriset pa mashtrime, pa fjalë bosh, por me vepra konkrete”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.