75 Mall Live Search
11:23 / E Martë, 28 Janar 2025 / L A

Sa i pafat, lëndim i ri për Christensenin

Mbrojtësi danez, Andreas Christensen, ka pësuar një tjetër lëndim.

Këtë e bëri të ditur vetë Barcelona ku njoftoi se lojtari u lëndua gjatë seancës së djeshme dhe testet kanë treguar se ai vuan nga një sëmundje në shputën e këmbës së djathtë.

Christensen, do të mungojë rreth 3 javë jashtë fushës së blertë dhe do të mungojë nesër në ndeshjen ndaj Atalantës në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se Barcelona, do të luajë nesër në Ligën e Kampionëve ndaj Atalantës, me ndeshjen që zhvillohet në “Montjuic”, në orën 21:00./IndeksOnline/