75 Mall Live Search
11:57 / E Martë, 28 Janar 2025 / H F

Policia i shpall në kërkim disa të rinj, janë të dyshuar për vjedhje të rënda

Policia e Kosovës i ka shpallur në kërkim disa të rinj, të dyshuar për vjedhje të rënda.

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka shpallur një kërkesë për ndihmë nga qytetarët në identifikimin dhe ndalimin e tyre, si të dyshuar për krime të rënda, grabitje dhe vjedhje.

Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që mund të kenë informacion të vlefshëm për ta, transmeton IndeksOnline.

Çdo informacion që mund të çojë në identifikimin apo kapjen e këtyre individëve është i rëndësishëm dhe do të kontribuoni në ndihmën e drejtësisë.

Nëse keni informacion, mund të kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin e urgjencës 192. Informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bashkëpunimi i juaj është thelbësor për një Prishtinë më të sigurt.