75 Mall Live Search
13:44 / E Martë, 28 Janar 2025 / L A

Letra emocionuese e Neymarit për Al Hilalin

Ylli brazilian, Neymar Jr ka vendosur të ndërprejë kontratën me Al-Hilalin

Neymari, nuk ka mundur të ketë ndonjë impakt në Arabinë Saudite shkaku i lëndimeve të shumta që pësoi ai.

Neymar, madje bëri një postim në Instagram duke falënderuar gjigantin aziatik.

“Faleminderit të gjithëve. Kam dhënë gjithçka për të luajtur dhe kam dashur t’i shijoja momentet më të mira në fushë së bashku. Sauditëve, faleminderit që ma dhatë mua dhe familjes sime një shtëpi të re dhe eksperienca të reja. Tash i njoh sauditët me të vërtetë dhe do të kem miq atje gjatë tërë jetës. Gjithmonë e kam ndier dashurinë tuaj dhe pasionin tuaj për këtë lojë. Do ta ndjek rrugëtimin tuaj si klub dhe si shtet drejt Botërorit 2034. E ardhmja do të jetë e jashtëzakonshme, do të ndodhin gjëra speciale. Dhe, do t’ju mbështes gjithmonë”, shkroi braziliani.

Neymar pritet të rikthehet te ish-skuadra e tij, Santos pas 12 vjetësh./IndeksOnline/