I pafat Albion Rrahmani, mungon sonte ndaj Leverkusenit të Granit Xhakës

Skuadra e Sparta Pragës sonte luan ndeshjen e fundit të fazës tabelore në UEFA Champions League dhe si kundërshtar ka Bayer Leverkusenin e Granit Xhakës.
Në këtë ndeshje mungon sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, shkruan Indeksonline
Rrahmani është i lënduar dhe nuk ka udhëtuar fare në qytetin gjerman.
Këtë e konfirmoi edhe trajneri i klubit nga Çekia, Lars Friis në konferencë për media.
“Albioni nuk është gati as për ndeshjen ndaj Slovacko-s. Mirëpo dalëngadalë po i afrohet rikthimit. Ai ka nisur stërvitjet me ekipin”, u shpreh trajneri i klubit të Sparta Pragës
Përveç Albion Rrahmanit, sonte në “BayArena” mungone dhe sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci – edhe ky i fundit për shkak të lëndimit.
Kurse në dispozicion pritet të jenë dyshja tjetër shqiptare, si: Qazim Laçi dhe Ermal Krasniqi./Indeksonline/
🎙️ TISKOVÁ KONFERENCE | Lars Friis a Lukáš Sadílek odpovídali před utkáním v Leverkusenu na otázky novinářů 🗣️
— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) January 28, 2025
Přepis jejich ohlasů najdete na webu 📝 #acsparta
➡️ https://t.co/S53rlVq0Gc pic.twitter.com/l6GiOvQ6WY