75 Mall Live Search
07:57 / E Enjte, 30 Janar 2025 / MSH

Trump reagon pas aksidentit ajror në Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas një aksidenti ajror që ndodhi mes një aeroplani dhe një helikopteri ushtarak, sot në Uashington.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Truth”, Trump tha se aeroplani ishte në linjë të përsosur dhe afër aeroportit.

Ai tha se helikopteri ishte duke shkuar në drejtim të aeroplanit për një periudhë të gjatë kohore.

“Aeroplani ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë afrimi drejt aeroportit. Helikopteri po shkonte drejt në aeroplan për një periudhë të gjatë kohore. Është një natë e kthjellët, dritat në aeroplan po dukeshin, pse helikopteri nuk u ngjit, as u ul, as u kthye. Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin. Kjo është një situatë e keqe që duket se duhet të ishte parandaluar. Jo mirë!!!” u shpreh ai.

Pak orë më parë, një aeroplan dhe një helikopter ushtarak u përplasen mbi lumin Potomac. Në aeroplan raportohet të kenë qenë 64 pasagjerë, teksa në helikopterin ushtarak vetëm tre persona.

Autoritetet kanë nisur kërkimin e trupave dhe përpara mediave amerikane më herët deklaruan se nuk kanë shpresa se mund të gjejnë ndonjë të mbijetuar.