75 Mall Live Search
10:30 / E Enjte, 30 Janar 2025 / LB

Beqa paralajmëron tubim madhështor të PDK-së në Gjakovë, merr pjesë edhe Bedri Hamza

Kryetari i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa ka ftuar anëtarët dhe mbështetësit e PDK-së të marrin pjesë në tubimin e nesërm, ku do të marrë pjesë edhe kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Bedri Hamza.

Beqa ka shkruar në Facebook se ai do të ndaj vizionin e tij për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar dhe të drejtë.

“Prania juaj nuk është thjesht mbështetje – është mesazh i fuqishëm se Gjakova qëndron e pathyeshme, e gatshme për një të ardhme më të ndritur!  Tani është koha të dëshmojmë se Gjakova është e bashkuar, e vendosur dhe gati për fitore!”, ka shkruar ndër të tjera Hamza.