75 Mall Live Search
13:27 / E Enjte, 30 Janar 2025 / G T

Merr fund aventura e Steven Gerrardit në Arabinë Saudite

Legjenda e futbollit anglez, Steven Gerrard, është larguar me efekt të menjëhershëm nga Al Ettifaq.

Gazetari italian, Fabrizio Romano, e bën të ditur se klubi dhe trajneri kanë arritur marrëveshje të përbashkët për shkëputje të kontratës, shkruan Indeksonline

Gjatë këtij sezoni, Al-Ettifaq, ka grumbulluar vetëm 19 pikë në 17 ndeshje dhe gjendet në pozitën e 12-të.

44-vjeçari e kishte marrë rolin e trajnerit te klubi arab gjatë qershorit të vitit 2023.

Gerrard më parë ka qenë trajner i Aston Villas dhe Rangersit. Kurse tani plani i tij është të rikthehet në Europë./Indeksonline/