75 Mall Live Search
22:55 / E Enjte, 30 Janar 2025 / Gj. Sh

Manchester United me ”fytyrë” tjetër në Europa League, shënon fitoren e pestë rresht dhe siguron kualifikimin

Manchester United e ka shënuar fitoren e pestë rreshtë në Europa League, dhe siguroi kualifikimin në 1/8 e finales.

”Djajtë e kuq”, në ndeshjen e fundit të kësaj faze, mposhtën në udhëtim Steauan e Bukureshtit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Diogo Dalot shënoi golin e parë të ndeshjes, në minutën e 60-të.

Tetë minuta më vonë ishte radha e Kobbie Mainoo, i cili vulosi fitoren.

Manchester United e mbyll këtë fazë në vendin e tretë në tabelë, me 18 pikë, ndërsa Steaua Bukuresht me 14 pikë të grumbulluara renditet në vendin e 11-të, dhe siguron kualifikimin në 1/16 e finales së Europa League./IndeksOnline/