75 Mall Live Search
08:11 / E Premte, 31 Janar 2025 / G T

Alvaro Morata te Galatasaray, çështje orësh

Sulmuesi i Kombëtares së Spanjës, Alvaro Morata pritet që të transferohet te Galatasaray gjatë merkatos së dimrit.

Morata tashmë ka arritur marrëveshje personale me ekipin nga Superliga e Turqisë, shkruan Indeksonline

E siç raporton gazetari, Fabrizio Romano – kalimi i sulmuesit të Milanit në Galatasaray është vetëm çështje orësh.

Kujtojmë se Morata me Milanin në Serien A ka zhvilluar 16 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/