75 Mall Live Search
09:47 / E Premte, 31 Janar 2025 / Z S

Postoi armën në rrjetet sociale, arrestohet nga Policia, konfiskohen 18 fishekë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai është arrestuar pasi që më 30 janar në rrjetet sociale ka postuar armën e një personi tjetër në foto.

‘’Pas disa postimeve në rrjetet sociale të postuara më 30.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte postuar armën pronë e të dyshuarit  mashkull kosovar’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kontrollit bashkë me armën janë gjetur edhe 18 copë fishekë.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/