75 Mall Live Search
09:52 / E Premte, 31 Janar 2025 / G T

Ka shumë oferta, Florent Hasanin e duan edhe skuadrat e Superligës së Turqisë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani është në kërkim të një skuadre të re gjatë afatit kalimtar të janarit.

Indeksonline mëson se ish-lojtari i Rapid Bucurestit tashmë ka oferta edhe nga klubet e Superligës së Turqisë, duke përfshi këtu edhe Alanyasporin.

Megjithatë, lojtari dhe klubi turk janë vetëm në bisedime – kjo pasi në tavolinë Hasani ka edhe oferta tjera.

Florent Hasani terminates contract with Rapid Bucharest, remains a free  agent - Telegraph - Telegraph

Te Alanyaspori luajnë edhe dy lojtarë tjerë kosovarë, si: Florent Hadergjonaj dhe Fidan Aliti.

Në media ishte raportuar se Hasani ka ofertë edhe nga skuadra e Partizanit të Tiranës.

Kujtojmë që Hasani ishte larguar nga Tirana për në Rapid Bucurest për 300 mijë euro, megjithatë ai vendosi ta ndërpriste kontratën me ekipin rumun, ku zhvilloi 14 ndeshje, shënoi një gol dhe bëri një asist./Indeksonline/