75 Mall Live Search
09:48 / E Shtunë, 01 Shkurt 2025 / A. M.

Grenelli kthehet nga Venezuela me gjashtë amerikanë që ishin të burgosur në Venezuelë!

6 amerikanë të cilët ishin arrestuar në Venezuelë janë rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar presidenti Donald Trump të premten, pasi i dërguari special i tij, Richard Grenell, ishte takuar me presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, raporton “CNN”. 

Zyrtarët e SHBA-së nuk kanë dhënë detaje për 6 të liruarit, por Grenell ka postuar një fotografi bashkë me të liruarit në rrjetin social X. 

Në postimin e Grenellit shfaqen katër nga të liruarit me rroba të kaltërta që zakonisht mbahen nga të burgosurit në Venezuelë. 

Maduro ka filluar mandatin e tretë, por “fitorja” e tij kontestohet nga opozita vendase, e cila ka publikuar rezultatet e mijërave qendrave të votimit dhe ka sugjeruar se kandidati i tyre, Edmundo Gonzalez, i ka fituar zgjedhjet e korrikut të kaluar. Pretendimet e tyre u mbështetën nga mbikëqyrës të pavarur si Carter Center dhe misioni elektoral i Kolumbisë. 

SHBA-ja, Bashkimi Evropian, Britania dhe Kanadaja nuk e njohin Maduron si udhëheqësin legjitim të Venezuelës.