Pritje madhështore për Neymar te Santosi, braziliani shpërthen në lot (VIDEO)

Pas 12 viteve Neymar është rikthyer te Santosi, klubi ku u bë i famshëm.
Braziliani u prit në mënyrë madhështore nga tifozët e klubit, shkruan IndeksOnline.
Santos organizoi një pritje mbreslënëse, ku mbi 10 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium për ta parë nga afër prezantimin e Neyamr.
32-vjeçari u largua nga Santosi në vitin 2013 për tu bashkuar me Barcelonën. Ai pastaj në vitin 2017 vazhdoi karrierën te PSG, derisa vitin e kaluar u transferua në Arabi te skuadra e Al Hilal, ku luajti vetëm shtatë ndeshje.
Neymar është një nga futbollistët më të mirë të Santosit, ku laujti 230 ndeshje zyrtare me bardhezinjtë, ku shënoi 138 gola./IndeksOnline/
The emotions of Neymar on his return to Santos. 🥹 pic.twitter.com/2ttKzjfGTj
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) February 1, 2025