Aro Muric rikthehet titullar për Ipswichin

Pas pesë ndeshjeve si rezervist, Aro Muric është rikthyer si titullar për skuadrën e Ipswichit në Premierligë.
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, do të luaj nga minuta e parë në ndeshjen e sotme ndaj Southamptonit.
Ndeshja e tij e fundit në Premierligë ishte ajo ndaj Arsenalit, më 27 dhjetor të vitit të kaluar.
Muric ka zhvilluar 17 ndeshje këtë sezon me Ipswichin në kampionatin anglez, derisa ka humbur vendin e titullarit në ndeshjet e fundit./IndeksOnline/