Aksident në Prishtinë, goditen disa vetura të parkuara (Pamje)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash te “Rruga B” në Prishtinë.
Disa vetura të parkuara janë goditur nga një veturë që ka humbur kontrollin.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./Indeksonline/