Pesë të lënduar nga aksidenti mes shtatë automjeteve në Prishtinë

Një aksident mes shtatë automjeteve në rrugën B në Prishtinë la të lënduar pesë persona.
Kjo është bërë e ditur nga ana e Flora Ahmetit- zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën”B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete( 4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara). Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha Ahmeti./Indeksonline/