75 Mall Live Search
11:14 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / L A

Fabregas me fjalë të mëdha për Vojvodën

Mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda, ka bërë transferimin e tij te Como.

Como, pagoi 2.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e kosovarit nga Torino, ku i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, ka thënë fjalë të mëdha për kosovarin.

“Mërgimi sjell përvojë, këmbëngulje dhe qëndrueshmëri në mbrojtje në skuadrën tonë. Aftësia e tij për të operuar në role të shumta mbrojtëse dhe përvoja e tij në Serien A do të jenë të paçmueshme, ndërsa ne vazhdojmë ta forcojmë vijën tonë defansive”, u shpreh Fabregas./IndeksOnline/