Drejtuesit e Chelseat ishin në aeroport, tentuan ta “vidhin” sulmuesin Mathys Tel

Mathys Tel kompletoi huazimin te Tottenham Hotspur nga Bayern Munchen gjatë afatit kalimtar të janarit.
Siç e zbulon gazeta franceze “L’Equipe”, drejtuesit e Chelseat ishin të pranishëm në aeroport, duke tentuar ta “vidhin” sulmuesin Tel.
Blutë e Londrës ishin të parët që u interesuan për lojtarin e klubit gjerman, por nuk arritën marrëveshje.
Tentuan edhe njëherë duke shkuar në aeroport për ta bindur lojtarin, por dështoi gjithçka dhe Teli veshi fanellën e Spursa-ve./Indeksonline/